Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jemin Gjana parajmëron kandidatët për kreun e PD: Nëse sillni emra që s’janë anëtarë në parti, nuk do të lejohen në komisione

Shkruar nga Newsbomb
Jemin Gjana parajmëron kandidatët për kreun e PD: Nëse

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana u bëri thirrje rivalëve të Lulzim Bashës që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në 76 komisionet vendore për procesin zgjedhor për kreun e PD që do të mbahet nesër.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se nëse këto emra nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe nuk janë anëtarë të degës ku janë dërguar, nuk do të lejohen në komisione. Gjana bëri me dije se komisioni ka miratuar listën paraprake të komisionerëve dhe se aktualisht vijon procesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD në vend.

“Nëse nuk dërgohen anëtarë të PD ata nuk bëhen pjesë e Komisionit por kjo nuk do të thotë se procesi zgjedhor nuk do fillojë. Janë nisur në të gjitha qarqet i gjithë materiali zgjedhor. Listat janë mbyllur dje. Fletët e votimit, dhomat e fshehta dhe çdo gjë tjetër po shpërndahet përfundimisht dhe deri nga dreka përfundon në të gjitha qarqet. Kandidatët që nuk sjellin emra janë në të drejtën e tyre. Komisioni nuk cakton përfaqësues të kandidatëve”, është shprehur ai.

Pjesë nga deklarata e Jemin Gjanës:

Sapo përfunduam një nga mbledhjet e Komisionit të sotëm. Miratuam listën jo përfundimtare sepse nuk janë përfaqësues për të gjitha komisionet. Kadilli ka sjellë përfaqësues në 54 komisione nga 76. E miratuam listën pasi bëmë verifikimin e të qenit anëtar të PD. Kam bërë një njoftim në mëngjes për tre kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre. I vetmi që ka reaguar deri tani është Kadilli.

Kam një telefonatë të zotit Kapri që është duke e përgatitur listën dhe mund ta dorëzojë deri në orët e pasdites. Nuk kam ende një njoftim nga zonja Harxhi. Asnjë emër nuk bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe numërimit që nuk është anëtar partie dhe nuk i takon degës ku ngarkohet. I ftoj edhe njëherë që në kohën më të shpejtë të mundshme që komisionet të komunikojnë me njëri tjetrin që nesër në mëngjes të jenë të hapura qendrat e votimit.

Nëse nuk dërgohen anëtarë të PD ata nuk bëhen pjesë e Komisionit por kjo nuk do të thotë se procesi zgjedhor nuk do fillojë. Janë nisur në të gjitha qarqet i gjithë materiali zgjedhor. Listat janë mbyllur dje. Fletët e votimit, dhomat e fshehta dhe çdo gjë tjetër po shpërndahet përfundimisht dhe deri nga dreka përfundon në të gjitha qarqet. Kandidatët që nuk sjellin emra janë në të drejtën e tyre. Komisioni nuk cakton përfaqësues të kandidatëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu