Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Jemin Gjana i del kundër Nishanit: Data e zgjedhjeve në PD është kompetencë e Këshillit Kombëtar, ata arsyetuan dhe vendosën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, ka dalë kundër kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, pasi ky i fundit deklaroi pak ditë më parë se Këshilli nuk kishte votuar për datën e zgjedhjeve të partisë.

“Këshilli nuk e ka votuar fare sepse Basha dhe Gazment Bardhi thanë se ky vendim nuk i përket Këshillit, por Kryesisë. Por edhe Kryesia nuk e votoi unanimisht, pasi Tomorr Alizoti abstenoi, ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj thanë se ajo datë nuk ishte e drejtë”, deklaroi Nishani.

Ndërkohë Jemin Gjana ditën e sotme tha në Abc Neës se data e zgjedhjeve në PD është kompetencë e Këshillit Kombëtar, ndaj ishin ata që arsytuan dhe vendosën për 13 qershorin.

“Lidhur me datën mund të jap opinion. E kam thënë në PD qëndrimin tim dhe po e them edhe këtu; ka patur në kryesi pikëpamje të disa kolegëve se është pak shpejt. Unë personalisht po pastaj edhe kryesia unanimisht kanë mbajtur qëndrimin dhe besoj se ka arsye dhe logjikë vendimi që është marrë sepse dy ditë pasi përfunduan zgjedhjet e përgjithshme ku PD ishte e traumatizuar mendoj nëse janë mirë dhe si do ti zgjidhin gjërat. Shpërtheu menjëherë një kërkesë e papritur që Basha duhet të dorëhiqet dhe PD duhet të shkojë në zgjedhje. Data është kompetecë e Këshillit Kombëtar. Para se ta marrin vendimin e kanë arsyetuar. PD është organizatë politike dhe si e tillë nuk mund ta linte veten në tregun e përplasjes së përgjithshme pa i dhënë një përgjigje kërkesës. PD që na datën 27 prill u ndodh para një kushtëzimi të tillë për zgjedhje”, tha Gjana.

LEXO EDHE: Bujar Nishani akuza të forta për Bashën: Gënjeshtar! Këshilli Kombëtar nuk e votoi datën e zgjedhjeve të PD-së, as Kryesia nuk votoi unanimisht


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img