Hapësire reklamuese

Politikë

“Jemi vendi që kemi mbështetjen më të madhe”, Bregu: Problemi i samitit s’ishte Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por Kosova

Shkruar nga Newsbomb
“Jemi vendi që kemi mbështetjen më të madhe”,

Pasi dështuam për të nëntën herë për mos hapjen e negociatave për në BE, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, u shpreh se ndodhi ajo që pritej.

Sipas Bregut ndonëse vendi ynë mori sërish një përgjigje negative, ngelet një ndër vendet me mbështetjen më të madhe.

Ajo u shpreh se problem i Samitit i cili u mbajt disa ditë më parë në Bruksel nuk ishte Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Por problemi nuk ishte vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Unë vazhdoj të them se problem më i madh i samitit është në konkluzionet e tij të draftuara, vendimi I liberalizimit të vizave të Kosovës. Dhe askush nuk e thotë dot hapure cili ishte vendi që nguli këmbë në minutën e fundit që të hiqej edhe nga drafti që ishte shkruar e që ishte bërë gati”, tha Bregu.

“Sa për të sqaruar pak koençidencën e publikimit të Ballkan barometrit dhe security metrit po ashtu, që janë dy instrumente që ne përdorim për të matur përceptimin e opinionit publik dhe të biznesit në rajon. Data dhe vendi ishte lënë Brukseli jo se ne donim të jepmin  një kundërpërgjigje për atë që ndodhi në samit por mendozi që në një situatë pozitive do të ishte vendi me I mirë për të bërë një ballafaqim të vendimit të samitit dhe të opinioneve dhe përceptimeve të qytetarëve dhe biznesit të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë ndodhi ajo që shumë prej nesh e kishim pritur edhe pse nuk e thonim me zë të lartë dhe samiti u konsiderua pa asnjë lajm pozitiv për vendin tonë.

Përveç se ashpërsoi tonet, rriti më shumë pjesën e pakënaqësisë dhe jam e bindur që po të lexonin opinionin publik gjatë kësaj jave pas samitit, ka pasur një rritje të pesimizmit më shumë se viti i kaluar në nivel rajonal, megjithatë Shqipëria vijon të mbetet nga vendet më mbështetëse me 89%, nuk ka rënie përveç përveç rendit rajonal por jam e bindur që do të ndihej lëkundja.

Asnjë nuk e përjashtim dot se ky është një precedent që nesër mund të përsëritet me një vend tjetër. Sikurse Bullgaria është akti i fundit i një shfaqje që ka nisur prej vitesh. Procesi i zgjerimit e humbi peshën që prej vitit 2009. Kur filloi historia e krizës financiare, më pas vijoi me krizën e emigrantëve, më pas ishte BREXIT, pastah Franca propozoi një metodologji të re për zgjerimin, diku kishim Hollandën që na bllokonte, diku problemet tona, qarkun e Fierit. Në 2012 kemi humbur goxha kohë pastaj pandemia derisa kemi arritir këtu ku Bullgaria pengon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.Por problemi nuk ishte vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Unë vazhdoj të them se problem më i madh i samitit është në konkluzionet e tij të draftuara, vendimi I liberalizimit të vizave të Kosovës. Dhe askush nuk e thotë dot hapure cili ishte vendi që nguli këmbë në minutën e fundit që të hiqej edhe nga drafti që ishte shkruar e që ishte bërë gati”, shtoi ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.