Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

‘Jemi të vonuar me vënien e drejtuesve’, Basha i përgjigjet pyetjes së qytetarit dhe tregon se kush po e drejton PD-në në qarqe

spot_img

Lajme të ngjashëm

2a8ff5aee8e7181b1cc4965a307befda

Partia Demokratike ende nuk i ka vendosur drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, ndaj një nga mbështetësit e PD i ka shkruar një koment kryedemokratit Basha në facebook, ku i thotë se PD është e vonuar për vendosjen e këtyre kryetarëve.

Ndërkohë në emisionin “Log” Basha i është përgjigjur këtij qytetari, duke u shprehur se fushatën e PD në qarqe momentalisht po e udhëheqin kryetarët e degëve, ata të grup seksioneve dhe deputetët e grupit parlamentar që kanë qenë deri sa dogjën mandatet.

“Kryetarët e degëve, koordinatorët e Partisë Demokratike në terren, kryetarët e grup-seksioneve, deputetët e grupit parlamentar të cilët janë në detyrë deri sa të ketë një gup tjetër parlamentar se marrëdhënien me qytetarin dhe partinë ata e vazhdojnë, thjesht e kanë shkëputur me parlamentin ilegjitim. Anëtarët e kryesisë së PD, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, janë prej 25 qershorit në terren dhe është pikërisht ky shqetësimi i Edi Ramës, që ka përballë koalicionin më të madh të 30 viteve”, tha Basha.

Më shumë

spot_img