Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
60 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
25 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

“Jemi të gatshëm që Presidenti të mos jetë i PS”, Balla thirrje Alibeajt: PD të ulet në tryezën e diskutimeve, nuk mund të shtyjmë më afatet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, pas takimit me dy grupet parlamentare të opoiztës bëri me dije se arritën që të vendosin piketa të cilat do të sjellin një President konsensual.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se Partia Socialiste do të jetë e gatshme që ti ofrojë Shqipërisë një President jo nga radhët e partisë ku ai bën pjesë, ndërkohë që i bëri thirrje përfaqësuesve të Partisë Demokratike që të marrin pjesë në tryezën e diskutimeve pasi nuk mund të shtyhen më afatet.

“Bashkë me Gjiknurin dhe Spiropalin zhvilluam një raund të dytë takimesh me dy prej tre grupe  parlamentare të opozitës. Ashtu sikurse ju kanë komunikuar kolegët e opozitës PS me të dyja gupet që kemi biseduar ka patur një gadishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkret. Mediu na ka infromaur për një qasje për të ardhur me një emër ose disa emra konkret nga ana e opozitës. Duhet t’ju them se vazhdoj të shpreosj se nga PD të ketë një vendimarrje për të ardhur dhe ata në tryezën e diskutimeve. Gadishmëria jonë për ti dhënë Shqipërisë jo një President të PS do të vazhdojë të jetë. Por në rast se më herët kemi qenë në gjendje që të shtynim afatet, tani nuk ka më.

Afatet i shtynim tani nuk kemi asnjë mundësi. Në 16 është raundi i parë dhe më të mbarruar dhe në datën 23 përfundon raundi i dytë, do të mblidhet Konferenca e Kombëtarëve. Ne nuk duam ta vrasim procesin, ne kemi rënë dakort që të ulemi për emrin”, tha Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img