Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Jemi pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB, Xhaçka: Diplomatët e angazhuar do bëjnë gjithçka që ne të kemi kontribut në këtë proces

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur pas votimit dhe shpalljes së Shqipërisë me 175 vota pro, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë në OKB.

Ministrja tha për Report tv se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme dhe historike jo vetëm për maxhorancën në qeveri, por për të gjithë Shqipërinë.

Ministrja deklaroi se e kemi merituar pasi kemi marrë më shumë vota se pritshmëria, duke shtuar se diplomatët e angazhuar në këtë proces, do bëjnë gjithçka që vendi ynë të angazhohet dhe të ketë kontribut në këtë proces.

Olta Xhaçka: Pjesëmarrja jonë si anëtare jo e përhershme këto dy vite në Këshillin e Sigurisë në OKB është një mundësi për të vendosur marrëdhënie me vende të tjera që për shkak të kufizimeve gjeografike apo për shkak të diplomacisë nuk i kemi pasur më parë. Shqipëria ka bërë shumë mirë në Rajon duke qenë shtysë për stabilitetin, duke qenë një urë lidhëse për marrëdhëniet e paqta. Kjo është mundësi e jashtëzakonshme për vendin jo për maxhorancën. Është mundësi e mrekullueshme për shqiptarët sepse s’e kemi pasur asnjë mundësinë, është një ngjarje e jashtëzakonshme. Shqipëria do jetë pjesë e Këshillit të Sigurisë për të përcaktuar axhendën globale sa i takon paqes dhe sigurisë. Jemi me pozitë gjeografike të favorshme dhe të rëndësishme, kyçe dhe për vende të tjera, për Rajonin. Shqipëria plotësisht e ka merituar këtë votim, nga 117 vota që ishte minimumi dhe nga 132 të pritshme morën 175 vota dhe duke qenë se ka marrë më tepër se pritshmëria, është tregues i vlerësimit të politikës sonë të jashtme. E meritojmë dhe diplomatët e angazhuar në këtë moment të rëndësishëm do bëjnë maksimumin që Shqipëria të ketë një kontribut të qenësishëm në këtë proces.  

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img