Hapësire reklamuese

Politikë

“Jemi PD-ja e 622,187 votave”, deputetja e PD me propozim për bashkimin: Të mblidhen 52 deputetët, të flasim sy më sy te Kryesia e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
“Jemi PD-ja e 622,187 votave”, deputetja e PD me propozim për

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa propozon mbajtjen e një takimi mes 52 deputetëve të kësaj force politike, si një nismë që do të bashkojë demokratët pas zhvillimeve të fundit në këtë forcë politike.

Zhupa thotë se propozimi i saj është personal, ndërsa shton se do të ishte një fillim i mbarë për punën e gjatë të bashkimit të partisë, për ta nxjerrë atë fituese në zgjedhjet vendore të 2023 dhe më pas në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ajo propozon që të 52 deputetët demokratë të mblidhen në Kryesinë e Kuvendit, ku të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe “sy më sy” për situatën në PD.

Propozimi i Ina Zhupës:

Partia Demokratike është parti e shqiptarëve!

Më 25 prill 2021 kemi marrë 622187 vota të vlefshme të shqiptarëve, duke nxjerrë nga lista jonë 59 deputetë nga të cilet 7 nga partia aleate në listën e PD dhe 52 deputetë nga Partia Demokratike.

Fatkeqësia është që në asnjë votim në parlamentin shqiptar nuk kemi arritur dot të marrim 59 vota kundër apo pro një çështje të mbrojtur nga opozita dhe kur parimisht mund të kemi qenë dakort të gjithë por jemi ndarë të forma apo subjekti propozues!

Ngjarjet në Partinë Demokratike janë të njohura për publikun, si deputete e Partisë Demokratike ndjej detyrim moral ndaj votuesve tanë që të përmbush angazhimin e marrë për të përfaqësuar interesat e tyre në parlament. Si anëtare e Partisë Demokratike ndjej detyrim moral ndaj bashkëudhetarëve të partisë të arrijmë bashkimin që na çon në forcimin tonë, në perfaqësim me dinjitet të tyre, në fitimin e bashkive në 2023 dhe në objektivin kryesor rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës.

Për këtë arsye kam vendosur të bej publik një propozim personal pa asnjë tagër perfaqësimi masiv, që sigurisht nuk është zgjidhja perfundimtare se ajo do vullnet dhe punë nga të gjithe ne, por është një rrugë për të nisur zgjidhjen.

Propozoj:

1- Mbledhjen e perbashkët të 52 deputeteve të Partisë Demokratike, të votuar nga qytetarët shqiptarë për t’i perfaqësuar, pa asnjë përjashtim!

2- Mbledhja e parë të zhvillohet vetëm me një pikë të rendit ditës: Situata në PD! Të degjojmë njëri-tjetrin, të flasim me njëri tjetrin sy më sy dhe jo nëpërmjet ekraneve të televizioneve ku jemi bërë ushqimi i perditshëm i publikut që e ndjek si telenovelë!

3- Mbledhja e parë të zhvillohet në ambietet e Kryesisë se Kuvendit ku mblidhen edhe grupe të tjera parlamentare po ku edhe grupi jonë është e mbledhur me raste të caktuara.

4- Mbledhja e parë të moderohet nga deputetja më e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos ketë limit kohor në diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket nje moment, asgje e keqe nuk do vij.

Sigurisht nuk mendoj se pas asaj mbledhje PD do dali e bashkuar automatikisht por mendoj se eshte detyrim ndaj 622187 shqiptareve dhe nje hap i pare.

Te bisedosh jo gjithmone arrin te biesh dakord me çdo gje por te pakten ke tentuar dicka me qytetari dhe me vullnet te mire. Demokratet jane shquar per mbrojtjen e fjales se lire!

Ftoj cdo koleg deputet qe ketij propozimi ti pergjigjet pa tagra te tjere perfaqesuese por ne tager personal dhe politik si deputet i PD per te miren e PD!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll