Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Jemi një vend i vogël, por me zemër të madhe”, Peleshi dhe Xhaçka për tërmetin, ministrja tregon nëse ka shqiptarë të vdekur

Lajme të ngjashëm

Minitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë në një prononcim për mediat është shprehur se është ndryshuar vendimi i marrë disa ditë më parë lidhur me numrin e forcave të shpëtimit të dërguara në Turqi.

Peleshi u shpreh se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë afër Turëisë dhe se ditën e sotme një tjetër kontigjent mbërriti në Turqi për tu ardhur në ndihmë forcave turke për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të cilët tashmë prej dy ditësh ndodhen poshtë rrënojave si pasojë e tërmetit.

Ai bëri me dije se janë dërguar 73 forca kërkim-shpëtimi, që janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe forca ushtarake, po ashtu edhe mjete.

“Vendimi i Këshillit të Ministrave që është miratuar ka të bëjë kontingjentin e dërguar në Turqi. Ne i jemi përgjigjur menjëherë përmes mekanizimit europian, ndërsa kemi bërë ndryshim të këtij vendimi, me qëllim shtimin e numrit.

Në Turqi janë dërguar 73 forca kërkim-shpëtimi, që janë ekspertët më të mirë në vend, por edhe forca ushtarake si edhe mjete të nevojshme.

Jemi një vend i vogël por me zemër shumë të madhe kur vjen rradha për të mbështetur fqinj e jo vetëm fqinj kur kanë nevojë.

Jemi pranë popullit turk, kemi shprehur jo vetëm ngushëllime, por po punojmë aty që të shpëtojmë sa më shumë jetë”, tha Peleshi.

Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë me dije se deri më tani nuk ka informacione për shtetas me nënshtetësi shqiptare që kanë qenë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi apo që mund të kenë humbur kontaktet me familjarët.

“Atëherë në rradhë të parë me lejoni te shpreh ngushëllime për këtë fatkeqësi të këtyre përmasave si për popullin e Sirisë dhe Turqisë. Ne kemi bërë gjithçka në fuqinë tonë për momentin për të asisituar dhe ndihmuar me ekipin tonë të kërkim shpëtimit. Është një situatë vërtet e dhimbshme dhe do të bëjmë çmos për të asistuar.

Marr shkak të falenderoj edhe ekipin tonë të diplomatëve që kanë kordinuar të gjithë këtë proces. Sot që flasim pa çka se kemi vënë në dispozicion numra kontrakti dhe kemi kordinaur këtë lloj komunikimi,  nuk kemi asnjë informacion për qytetrë shqiptarë me nënshtetësi shqiptare që të jenë në këto zona.

10 familje me origjinë shqiptare, të parë e tyre janë zhvendosur 100 vjet më parë të cilët fatmriësisht janë në kontakt me të afërmit e tyre”, tha Xhaçka.

Më shumë