Hapësire reklamuese

Politikë

'Jemi në rrugë të mirë', Bylykbashi dhe Vasili: Mbrojtja e votës së lirë është themelore, të respektohet kuota gjinore

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_333731" align="alignnone" width=""]Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi[/caption]

Përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur në përfundim të takimit të radhës,

Bylykbashi tha që marrëveshja është në rrugë të mbarë, pasi janë dakordësuar disa elementë për sa i përket dakordësimit për mënyrën e financimit të partive, ndërsa më e rëndësishmja është mbvrojtja e votës së lirë.

" Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave.

Ajo që duhet të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ta hedhi votën e lirë dhe në sekret të plotë. ODIHR ka bërë rekomandimin që duhte të merren masa për ta mbrojtur. Ne do të rrisim rolin e Prokurorisë për ata që merren me cënimin e votës së lirë. Votimet mos të jenë familjaree dhe të emigrantëve që s'kanë ardhur kurrë në Shqipëri. Vota e zgjedhësve duhet të jetë e vërtetë dhe e pa manipuluar. Kjo është sfida e madhe dhe do të kërkojmë konsensus pa hequr dorë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet që deri në 31 maj të bëjmë të gjitha përpjekjet të arrijmë marrëveshjen", tha Bylykbashi.

Ndërsa Vasili e vuri theksin e tij te respektimi i kuotës gjinore, ku 1 në 3 emrat e parë të listave të jetë femër, ndërsa shprehet se do të ketë edhe dispozita nëse ky rregull nuk respektohet nga partitë.

"Kuota gjinore të respektohet në principin 1 në 3. Të unifikohet me kuotën në zgjedhjet lokale ku nuk është zbatuar. Kemi kërkuar që kjo kuotë të ketë dispozita mbrojtëse për realizimin e saj për të evituar histori të së shkuarës. Përpilimi i dispozitave është një çështje që ekspertët do të gjejnë dicka të pranueshme dhe hidhet një hap i rëndësishëm për të krijuar mundësinë për femrat shqiptare të jenë pjesë e politikës", tha Vasili.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu