Hapësire reklamuese

Politikë

‘Jemi në krizë’, qytetari ‘i qan hallet’, Basha: Duhet shembur sistemi

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me takimet, ndërsa ditën e sotme ndodhet në Malësinë e Madhe.

Basha u ndal në biznesin e tregtarit Gazmend Fili, i cili deklaroi se për 3 vite janë larguar shumë njerëz, teksa pretendon se edhe në gjimnaz aktualisht ka 350 nxënës më pak.

Ndërsa kreu i PD-e ftoi tregtarin të bashkohet me ta dhe u shpreh i vendosur për të shembur sistemin.

Dialogu i plotë:

Lulzim Basha: Hera e parë që vij këtu tek ti. Sa kohë ke që e ke hapur këtë dyqan?

Tregtari Gazmend Fili: Që në 2010. Të punësum kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i pagu rrogat e sigurimet.

Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë.

Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.

Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtuar. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. Me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll