Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Jemi në gatishmëri’, Tomini: Virusi ka gjetur terrenin e përshtatshëm, kjo nuk është një valë e dytë, por…

spot_img

Lajme të ngjashëm

b90d8149a41212e69804a706a124a3b6

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në ‘Real Story’ se tani që jemi hapur, virusi ka gjetur terrenin e përshtatshëm, pavarësisht masave të marra.

Ajo tha se edhe pse numri i rasteve të reja po shtohet, Spitali Infektiv e ka situatën nën kontroll dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat për parandalimin e virusit.

“Ky virus ka gjetur terrenin e përshtatshëm, duke qenë se jemi hapur, me gjithë masat e marra. Duke përjashtuar karantinën, pse të mos vahzdojmë me masat parandaluese? Masa të cilat duhet thënë se nuk e frenojnë, por minimizojnë përhapjen e virusit.

Spitali Infektiv ka kapacitetet e duhuara, 120 shtretër, dhe mund t’i përgjigjet shtrimeve dhe personave që kanë nevojë për respiratorë. Ka pacientë që kërkojnë hospitalizim. Strukturat e tjera shëndetësore janë në mbështetje të Spitalit Infektiv. Situata është në kontroll. Nuk themi për panik, por për përkujdesje. Masat janë shumë të rëndësishme për t’u respektuar.

Kjo nuk është një valë e dytë, por një intensitet në rritje e covid-19. Tani që do bëhet dhe hapja e kufijve, eksziston mundësia që numrat të rriten, por jemi në angazhim të plotë”.

Më shumë

spot_img