
“Falje do i kërkoj familjes time.” Kështu u shpreh kryeministri Rama kur u pyet nga gazetarët se kujt donte t’i kërkonte falje, dikujt apo për diçka.
“Kemi parë që gjatë vitit keni bërë shumë falenderime, mendoni që në këtë fundvit keni dikë apo për diçka, hapësirën për të kërkuar falje, për diçka që keni bërë apo nuk keni bërë?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit Rama.
Shefi i Qeverisë nuk nguroi se falje do i kërkonte familjes së tij pasi për shkak të angazhimeve të punës, iu mungonte.
“Falje do ti kërkoj familjes time për sa shumë jam i detyruar t’iu mungoj. Patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe e kuptojnë më mirë, kur vjen puna te më i vogli, falja është më e madhe”, u shpreh Edi Rama.