Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Jemi më poshtë në investime se Maqedonia e Veriut”, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Katër vitet e fundit biznesi ka humbur besimin në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
“Jemi më poshtë në investime se Maqedonia e Veriut”,

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në një deklaratë ka folur për investimet amerikane në vend.

Jaço në fjalën e tij tha se Shqipëria është më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia për investimet për shkak të luftës në Ukrainë dhe indeksit të biznesit, teksa tha se Maqedonia është hembulli më i mirë në rajon për investimet.

Pjesë nga fjala:

Janë 2 tema me rëndësi që do ndalem në mënyrë të përmbledhur dhe pastaj jam i hapur për pyetje-përgjigje.

Në radhë të parë janë zhvillimet në AmCham dhe e dyta mbi Axhendën e Investimeve, që e kemi shumë të rëndësishme.

AmCham ka pasur një rritje me rreth 15%. Ka pasur një interes gjithmonë në rritje për t’ju bashkuar AmCham-it.  Dhoma Amerikane tani ka 225 kompani, nga të cilat 65 kompani me kapital krejtësisht amerikan ose global, 81 kompani me aksione te pjesshme Amerikane ndërsa 78 janë me kapital shqiptar por që aspirojnë të zhvillojnë tregti me SHBA.  Këto kompani përfaqësojnë 30,000 punonjës $3.1 miliard të ardhura vjetore, që është ekuivalente e rreth 20% të Ekonomisë Shqiptare.  Kjo e bën AmCham-in, një nga komunitetet më të fuqishme të biznesit në vend. Jemi koshient për peshën që kjo ka në ekonominë shqiptare dhe gjithashtu për përgjegjësinë që ne kemi.

Gjatë këtij viti ka pasur progres bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtare.  2 strukturat që ne bashkëpunojmë në mënyrë të vazhdueshme janë U.S. Chamber në Ëashington, dhe rrjetin e AmCham-eve në Europë dhe veçanërisht ato në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit por dhe me Departamentin e Tregtisë ku po ndërtojmë disa kanale të reja për kompanitë Shqiptare që janë të interesuara të bëjnë tregti në SHBA dhe anasjelltas.

2 zhvillime të reja këtë vit! 

Se pari, AmCham është bërë pjesë e një strukture globale Empoëer HER, në partneritet me Departamentit të Tregtisë së SHBA-së, që ka për qëllim angazhimin e drejtpërdrejtë të anëtarëve të AmCham në fuqizimin ekonomik të grave dhe sipërmarrjeve të drejtuar nga gratë. Kushdo nga bizneset ose organizatat që ka interes të bashkëpunojë me ne të na kontaktojë direkt.

Se dyti, kam kënaqësinë të komunikoj sot, se në vjeshtë të 2022, Dhoma Amerikane në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, do organizojë një konferencë të madhe Rajonale në Tiranë, Teknologjinë Dixhitale për Qytetet ku do prezantohen disa nga Teknologjite me te Avancuara Perëndimore mbi Smart City.  Do marrin pjesë kompani të mëdha amerikane si Amazon, Google, IBM, GE etj, si dhe Kryetarët e Bashkive të 20 qyteteve më të mëdha të 6 vendeve të Ballkanit Perendimor.  Mendoj që do jetë me interes për të gjithë.

Së treti, ju jeni të gjithë familiar me Indexin e Biznesit të Dhomës Amerikane, ku ne masim perceptimin e komunitetit të biznesit në Shqipëri.  Tani po punojmë me të gjitha AmCham-et e rajonit për ta rajonalizuar Index-in – kjo do na sherbente të masim/krahasojmë ecurine mes vendeve të Ballkanit dhe për të nxjerrë mësime apo praktikat më të mira.

E fundit, viti 2021 ka shënuar një rritje të investimeve amerikane me 62 milionë euro në 2021 me një total prej 151 milionë euro krahasuar me 89 milion euro që ishte volumi në 2020 dhe 82 milionë euro në 2019.  Pra, kemi një rritje prej 70%.

Ne na pelqen rritja por jemi koshient që këto janë shifra modeste dhe nën potential – nëse i krahasojmë me Serbinë dhe Meqedoninë e Veriut.  Dhe kjo na çon tek tema e dytë dhe më e rëndësishme që është Klima e Investimeve.

Klima e Investimeve

Ju na keni degjuar shumë të flasim për klimën e investimeve dhe të të bërit biznes – aq sa mund të jemi bërë pak të mërzitshëm.

Por rëndësia e kësaj reforme është rritur këto 2 vjet për disa arsye të jashtme dhe disa të brendshme: sfidat ekonomike globale, lufta në Ukrainë ka përshpejtuar Inflacionin dhe sjellë ndërprerje të zinxhirit të furnizimeve të mallrave duke shkaktuar ç’rregullime dhe presione ekonomike gobale.  Disa nga këto presione sigurisht që prekin dhe Shqipërinë.

Por nga ana tjetër në 3-4 vjet rradhazi kemi pasur një rënie të Indexit të Biznesit – që ka të bëjë me besimin e komunitetit të biznesit në terrenin ekonomik në të cilin ata operojnë.  Kjo është shumë e rëndësishme sepse ulja e besimit shkakton shumë efekte të tjera të padëshirueshme në investime, kapitale, largim të kapitalit njerëzor etj.

Presionet ekonomike globale nuk i kemi në dorë.  Por Reformën për përmirësimin e klimës, që është e lidhur me gjithë këto benefite e ka në dorë Shqipëria.

Për këtë arsye, AmCham ka zhvilluar ‘Axhendën e Investimeve’ – proces që ka filluar që në 2020. Në bashkëbisedim me Qeverinë kemi rënë dakort për nevojën për reformim; si rrjedhojë AmCham krijoi 40 Rekomandime – Zgjidhjet, përmes 8 shtyllave për të ndërtuar një strukturë të suksesshme të investimeve dhe klimës së biznesit.

Ky nuk është një raport i thjeshtë – pjesë e praktikave më të mira të Dhomave Amerikane të Tregtisë – pjesë e rrjetit më të madh global të Dhomave të Tregtise – në mbi 110 Vende – frut i punës se 5 Komiteteve të AmCham-it, ku janë përfshire mbi 40 ekspertë të ndryshëm.

Këto zgjidhje janë tashmë publike dhe i janë dorëzuar qeverisë.  Dua të vlerësoj rolin që ka luajtur Ministria e Financave, Delina Ibrahimaj mbi krijimin e një grupi pune mbi implementimin e rekomandimeve.

Por unë dua të jem Realist në lidhje me rezultatet.

Zbërthimi teknik i ndërhyrjeve ligjore ka qenë pjesa më e mprehtë e procesit. Deri në këtë moment, procesi i adresimit teknik ka qenë i ngadaltë, ndërsa koha po kalon. Ne kemi krijuar një Scorecard që mat progresin. AmCham konsideron si të suksesshëm procesin e implementimit nëse një minimum prej 75% të rekomandimeve plotësohet.  Deri tani vetëm 33% e rekomandimeve janë vënë në zbatim.  Duke qenë se ka kaluar pothuajse 2 vjet nga fillimi i procesit zyrtar, progresi është nën pritshmërinë tonë.

Po kush janë 8 Pilarët e Rekomandimeve?

  1. Strukturë të përmirësuar mbi Tërheqjen e Investimeve të Huaja dhe të Brendshme.

Vendet e sukseëshme në FDI kanë benefite të mëdha të provuara të drejpërdrejta ekonomike në punësim, mirëqënie dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Kjo strategji transparente mbi sektorët prioritare por dhe ligjet dhe investimet publike (në infrastrukturë etj) – në mënyrë që sektori privat, t’i përgjigjet përmes interesit të tyre me investimet e tyre.  Në këtë mënyrë krijohet një cikel i suksesshëm komplementar investimesh mes sektorit publik dhe atij privat.

  • Procedura të shkurtuara – ku shembulli më i mirë në rajon është Maqedonia e Veriut. Praktikat dominuese në Shqipëri ku shteti takon investitorët – nuk janë të qëndrueshme. Sistemet që funksionojnë mirë kanë rregullat transparente dhe interaksion sa më të ulet me administratën.
  • Incentiva të qarta për investimet e huaja mbi 2 variabla: përmasën e investimit dhe numrit të vendeve të reja të punës që krijohen.
  • Shpërqendrimin e tregut dhe uljen e nivelit të Monopoleve.
  1. Aprovimin në parlament të një Pakete Anti-Korrupsion, me fokus:

Parandalimin komplementar me organet ligjore prapavepruese.

Miratimin e legjislacionit anti-ryshfetit – standardet e OSBE, ku përfshin si zyrtarët e lartë ashtu dhe të mesëm. (Do lehtësonte punën e organeve ligjore)

  • I lidhur ngushtë me anti-korrupsionin është reformimi i sistemit të Prokurimeve Publike: (bashkohemi me të gjitha rekomandimet e BE)
  • Adaptimi i standarteve Open Data për Prokurimet publike, përfshirë lidhjet e përfituesve për të shmangur vendimet korruptive, performancën e kaluara të kontraktorëve publik.
  • Eliminimin në maksimum të rasteve Përjashtimore nga prokurimet publike, ose përcaktimi i kritereve të qarta se kur rastet bëhen përjashtimore.

Aleati më i fortë në rritjen e besimit do është përfshirja e shoqërise civile, medias, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit etj në mbikqyrjen e llogaridhënës së institucioneve publike.  Kjo do rriste transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve. Duhet mundësuar por dhe incentivuar mes fondeve publike.

Gjej rastin të falenderoj mediat si BIRN, Monitor dhe Faktoje për punën e jashtëzakonshme investigative apo kontrolluese me mision publik. Kemi nevojë t’i incentivojmë ata, jo t’ia bëjmë të vështirë.

  • Konsultimi Publik – ku theksi është zbatimi i ligjit.

Ligji është i mirë por nuk ka fuqi zbatuese dhe shpesh nuk respektohet.

  • Ne rekomandojmë krijimin e një numri mekanizmash që sigurojnë zbatimin e ligjit, ose penalitete për shkelësit, ose detyrimin e Parlamentit për ta refuzuar ligjin që ka shkelur konsultimin publik.
  • Ky është nga ligjet me konsekeunte me pasoja të mëdha në ndërveprimin dhe besimin që publiku mund të ketë me qeverinë.

Shembull: Një nga ligjet më të rëndësishme – për ndryshimin e regjimit të taksave në Nëntor 2021 – pati një shkelje flagrante si të premtimit publik që taksat nuk duhen ndryshuar çdo vit, ashtu dhe të konsultimimt publik.

  • Sistemi i Taksave

Shumë i rëndësishëm për bizneset – parimet tona janë jetë bashkëkohor, në përputhje me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit, i parashikueshem (të mos ndryshojë çdo vit) dhe të incentivojë formalizimin (jo informalitetin) e ekonomisë dhe të jetë konkurrent në Ballkan.

Një draft i ri për sistemin tatimor është futur për konsultim publik.  Grupet e punës në AmCham po punojnë për komentet e tyre teknike por deri tani na rezulton se 3 nga 4 parimet e Dhomës nuk janë përmbushur.

  • Ligji i ri nuk duket të përmbushi standarde ndërkombëtare të kontabilitetit.
  • Ligji nuk është në harmoni me luftën ndaj informalitetit – duke pranuar elementë të shpenzimeve jashtë strukturave të fiskalizimit, segmentimi i bizneseve nga xhiro, statutit – jo fitimin.
  • Elementi i Konkurrueshmërisë nuk është përmbushur – duke e rritur më tej barrën tatimore.

Sugjerim i AmCham:  Si e tillë dhe duke qenë se ky është një Ligj tejet Kompleks – duhet t’i nënshtrohet afatave maksimale dhe jo minimale të Konsultimit Publik.  Kjo do sillte përfshirjen e plote të ekspertëve dhe grupeve të interesit për të sjellë sugjerimet e tyre për përmirësimin e ligjit.  Gjithashtu aktet nënligjore t’i nënshtrohen gjithashtu konsultimit publik.

  • Krijimi i hapësirave te reja për Shkëmbimet Tregtare

Përsa i përket Exporteve apo shkëmbimeve tregtare, një rol më përfshirës duhet të ketë edhe diaspora shqiptare dhe kushte më lehtësuese për E-Commerce.

  • Pioritet mbi Ekonominë Dixhitale

Është e rëndësishme që Shqipëria të ketë ligje bashkëkohore që mundësojnë rritjen e ekonomisë digjitale.  Kjo përfshin njohjen ligjore të nënshkrimit elektronik (të ngjashme me legjislacionin EU ose SHBA), vendosjen e kufizimeve për pagesat Cash dhe incentivimin e pagesave elektronike.  Fuqizimi i ekonomisë dixhitale, do sillte, pasoja pozitive anësore si ajo ndaj luftës për pastrimit të parave – ku për fat të keq Shqipëria vijon të jetë në zonën gri për disa vite tashmë.

  • Aftësimi dhe Kualifikimi i Forcës Punëtore

Ne kemi një sërë propozimesh se si sektori publik me sektorin privat mund të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin.

Dua tju siguroj për Angazhimin tonë Maximal për përmirësimin e Klimës së Biznesit, që vijon të jetë prioriteti jonë kryesor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu