Hapësire reklamuese

Bota

 “Jemi lodhur nga lufta në Ukrainë,” Meloni bie në “kurthin” e komedianëve rusë

Shkruar nga Newsbomb
 “Jemi lodhur nga lufta në Ukrainë,” Meloni bie

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka rënë pre e telefonate nga dy komedianë rusë, të cilët folën me të duke pretenduar se ishin politikanë afrikanë.

Gjatë telefonatës u fol për luftën në Ukrainë, teksa Meloni dëgjohet duke u ankuar për lodhjen që kishte mosgjetja e një zgjedhje nga palët.

Zyra e Melonit konfirmoi se ajo ishte “mashtruar” në telefonatën, që u zhvillua më 18 shtator.

“Një mashtruesu vetëshfaq si president i Komisionit të Bashkimit Afrikan”, thuhej në deklaratë.

Sipas raportimeve në shtypin italian, telefonuesit ishin dy komedianë rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur gjerëisisht si Vovan dhe Lexus.

Vovan dhe Lexus, të cilët mbahen si pro Rusisë, janë akuzuar se kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse, megjithëse nuk ka prova për të vërtetuar pretendimin.

Një regjistrim i telefonatës gjithashtu qarkullon në rrjetet sociale.

"Ka shumë lodhje nga të gjitha anët. Po afron momenti kur të gjithë do ta kuptojnë se na duhet një rrugëdalje. Kundërofensiva e Ukrainës nuk po shkon siç pritej…

Ajo nuk e ka ndryshuar fatin e konfliktit dhe të gjithë e kuptojnë se [konflikti] mund të zgjasë shumë vite nëse nuk gjejmë një zgjidhje. Ukrainasit po bëjnë atë që duhet të bëjnë dhe ne po përpiqemi t'i ndihmojmë," dëgjohet duke thënë Meloni në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë .

Problemi, tha Meloni, ishte "gjetja e një rrugedaljeje që është e pranueshme për të dyja palët pa shkatërruar ligjin ndërkombëtar".

Ajo shtoi: "Kam disa ide se si ta menaxhoj këtë situatë, por jam duke pritur momentin e duhur për t'i vënë ato në tryezë."

Publikisht, Meloni ka qenë gjithmonë e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën.

Kryeministrja italiane ka kërkuar gjithashtu ndihmën e udhëheqësve afrikanë për të ndaluar anijet e emigrantëve që kalojnë në brigjet e Italisë, një temë që ajo ngriti gjatë telefonatës.

Ajo tha: “Evropa ka menduar për një kohë të gjatë se mund ta zgjidhë problemin duke e kufizuar atë në Itali. Ajo që ata nuk kuptojnë është se është e pamundur. Dimensioni i këtij fenomeni është i tillë që përfshin jo vetëm BE-në, por për mendimin tim edhe OKB-në. Problemi është se të tjerëve nuk u intereson dhe të gjithë janë dakord që Italia duhet ta zgjidhë e vetme këtë problem”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese