Hapësire reklamuese

Bota

“Jemi krenarë për luftëtarët”, vëllezërit Klitschko: Nuk largohemi nga Kievi, kjo është shtëpia jonë!

Shkruar nga Newsbomb
“Jemi krenarë për luftëtarët”,

Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko thotë se është krenar për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ushtarake ruse.

Klitschko dhe vëllai i tij Wladimir, të dy boksierë të njohur ndërkombëtarisht folën për BBC, duke thënë se do të qëndrojnë në Kiev.

Vitali tha se kishte parë një rresht të gjatë të civilëve të cilët prisnin në radhë për të marrë armë dhe për t'u bashkuar me luftën. Ai tha se patriotizmi i njerëzve e ka befasuar, duke filluar nga mjekët te aktorët, njerëzit po rrëmbejnë të gjithë armët.

"Tani për tani, njerëzit janë krenarë”, tha Klitschko.

Kur u pyet nëse vëllezërit do të qëndrojnë në qytet për të luftuar, Wladimiri tha:

"Kjo është shtëpia jonë. Prindërit tanë janë varrosur këtu, fëmijët tanë shkojnë në shkollë këtu. Pse duhet të ikim? Çfarë do të bëni nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj? Ju e mbroni atë”.

Sondazh

Poll