Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Jemi kopshtarë”, dy shqiptarët dënohen me burg pasi u kapën në një “shtëpi bari” në Britani (Emrat)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg, pavarësisht pretendimit të tyre se ishin thjeshtë kopshtarë, teksa u kapën në një shtëpi bari.

Por autoritetet britanike zbuluan se shtëpia ku ata jetonin, ishte kthyer në një fabrikë kanabisi, ku edhe u zbuluan 220 rrënjë të bimës narkotike.

Gjykata në Warwick e dënoi 28-vjeçarin Algert Veshti me 18 muaj burg dhe 20-vjeçarin Agli Limi me 16 muaj burg.

Ata u kapën gjatë tentativës për t’u larguar me nxitim nga prona. Policia gjithashtu u gjeti atyre nga 2 mijë dhe 1 mijë paund “cash”, qese dhe ndriçues, çka rriti dyshimet se merreshin me veprimtari të jashtëligjshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img