Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Jemi deri në fund në krah të njerëzve', Basha: Burgu është për krerët e qeverisë-bandë

Shkruar nga Newsbomb

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në ‘Facebook’ duke shpërndarë deklaratën e sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, i cili është proceduar nga policia për të disatën herë në gjendje të lirë.

Basha shprehet se do të jetë deri në fund krah njerërzve dhe kundër qeverisë-bandë.

Sipas Bashës, fati i kësaj qeverie është rrëzimi i saj.

‘Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që bashkë me krimin dhe oligarkët ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm’, shkruan Basha.

LEXO EDHE NË:https://www.newsbomb.al/e-proceduan-serish-reagon-bardhi-dordoleci-i-vjeteruar-sander-lleshaj-apo-kukulla-e-fituar-ne-bixhoz-etilda-gjonaj-nuk-mund-160404

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu