Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘Jemi buzë greminës’, Gjosha: Kolegji Zgjedhor vendosi sot vulën e diktaturës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-deputetja, Klajda Gjosha, ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor ditën e sotme, i cili la në fuqi 30 qershorin.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Gjosha shprehet se Kolegji Zgjedhor vendosi sot përfundimisht vulën e diktaturës.

Gjosha u ka kërkuar shqiptarëve që të kenë durim dhe të mos e braktisin Shqipërinë, sepse drejtësia do të funksionojë një ditë. 

Statusi i plotë:

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës!

Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor.

Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img