Sipas shoqatës së Kryqit të Kuq rreth një milion njerëz dyshohet të jenë të prekur nga epidemia e kolerës ne Jemen. Lufta kundër kësaj sëmundje e cila deri më tani ka marrë rreth 2 000 jetë është bërë akoma edhe më e vështirë pas bllokadës thuajse 2 vjecare që Arabia Saudite i ka bërë këtij shteti.
Sipas një komunikate të Organizatës Ndërkombëtre të Kryqit të Kuq e lëshuar sot, më datë 21 dhjetor të këtij viti më shumë se rreth 1 milion njerëz janë të infektuar nga sëmundja e kolerës dy vitet e fundit.
Organizata paralajmëroi më 10 nëntor, gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë se lufta kundër kolerës në Jemen po përballet me një barrierë serioze , nëse bllokada e vendit nga Arabia Saudite vazhdon të mbetet e tillë.
Rikujtojmë që, që nga viti 2015, Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion ushtarak që ndërhyn, sidomos nëpërmjet ajrit, kundër rebelëve Houthit në Jemen, duke bllokuar hyrjet dhe daljet e mallërave e duke lënë kështu vetëm hyrjen në vend të dërgesave humanitare.