Hapësire reklamuese

Rajoni

Jeff Hovenier merr zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Jeff Hovenier merr zyrtarisht detyrën e ambasadorit të SHBA-së

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, do të merr sot zyrtarisht detyrën e tij.

I Ngarkuari i deritanishëm me Punë në Ambasadën amerikane Nicholas J. Giacobbe ka bërë të ditur se ceremonia e zyrtarizimit të tij do të bëhet sot.

Hovenier, i cili luajti një rol në negociatat që përfundimisht çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i SHBA-së më 18 nëntor.

Kjo është hera e parë që Hovenier shërben si ambasador i SHBA-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.