Pak para të “Premtes së Zezë” dhe sezonit të blerjeve të Krishtlindjeve, miliarderi Jeff Bezos paralajmëroi se tani nuk është koha për të blerë.
Me ekonominë globale që po përballet me një recesion të mundshëm, themeluesi i Amazon po këshillon konsumatorët dhe bizneset që të konsiderojnë shtyrjen e blerjeve të mëdha në muajt e ardhshëm.
“Nëse je një person privat dhe po mendon të blesh një televizor, ndalo, mbaj paratë, shiko çfarë ndodh. E njëjta gjë vlen edhe për një frigorifer, një makinë të re, çdo gjë.
Dhe bizneset do të bënin mirë të shtynin çdo blerje apo shpenzime të tjera të mëdha” tha Bezos në një intervistë për CNN .