Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Je për gjynah”, Meri dhe Klodian Duro i drejtohen gazetarit: Të të falim ndonjë lekë

Shkruar nga Newsbomb
“Je për gjynah”, Meri dhe Klodian Duro i drejtohen gazetarit:
“Vëllai i Madh” dënoi banorët mbrëmjen e djeshme  që të fitojnë me forcat e tyre ujin e rrjedhshëm në shtëpi. E emërtuar si “sfida 24” , konkurrentët të ndarë në çifte janë duke pedaluar pa pushim biçikletat, pasi nëse qëndrojnë 30 sekonda pushim, atëhere në 24 orë do të kenë vetëm 24 minuta ujë të pijshëm. E kjo sfidë dhe vendi i biçikletave është kthyer brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, si strofkulla e thashethemeve, intrigave, shakave, madje edhe talljeve. Së fundmi Meri Shehu dhe Klodian Duro “në kuadër të shakasë” janë “tallur”  me gazetarin Elvis Myrtaj, i cili që në momentin që vendosi këmbën në atë shtëpi tregoi për gjendjen e tij ekonomike, jo të mirë. Gjithmonë, në “kuadër të shakasë”, Meri i është drejtuar Lisit duke i thënë: Je për gjynah. Ndërsa, nga ana tjetër Klodiani, i cili vijoi batutat e asterologes dëgjohet teksa thotë: Hajde t’i falim ndonjë lekë. Situatë kjo e cila është marrë me të qeshura nga Lisi. Pjesë nga biseda: Meri: A ça je ti, ça je ti. Krokodil lluce je ti   Lisi: Hë ça jam unë, ça jam unë  Meri: Krokodil je   Lisi: Rahmetli jam Meri: Je për gjynah domethënë  Lisi: Shiko si jam  Klodiani: Hajde t'i falim ndonjë lekë. Ku i kemi lekët? Shko ti marrim, shko. Ja se erdhi Meritoni. Hajde Meriton, hajde m vëlla. Afrohuni këtu   © Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese