Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Je njeri që flet kur të ngulet piruni’, Kërpaçi i kthehet keq Spiropalit: Mamica, Skënderbeu nuk ka shpëtim

Shkruar nga Newsbomb

Ish- deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi i është kthyer keq ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila deklaroi se presidenti Meta ose është i madh ose budalla nëse dekreton zgjedhjet e 13 tetorit.

Përmes një statusi në Facebook, Kërpaçi i thotë Spiropalit që është një njeri që flet kur i ngulet piruni.

Sipas Kërpaçit, pasi i bëri reklamë përdhunimeve dhe vodhi lekët, Spiropali është e frikësuar dhe flet përçartë.

Statusi i plotë:

Elisa, Një njeri qe flet kur i ngulet piruni!

Pasi i bëre reklam përdhunimeve, vodhe lekët e Shqiptarëve në doganë ,e kuptoj deklaratën tënde Elisa!

Tani je e frikësuar dhe flet përçart nga ajo që të pret nga kryeministri sepse nuk e shpërbleve dot!

Elisa mirë do bënte të zgjidhte arsyen para pirunit, se edhe akrobacira të bëjë Mamica, Skënderbeu nuk ka shpëtim.

Të humbur, të braktisur, të dëshpëruar, shpërfillini rilindasit që tani kanë vdekur!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.