Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Je një mashtrues ordiner”, sherr në seancën gjyqësore të Ardian Çapjas; I penduari i drejtësisë, Bardhi: Më ofruat lekë për të vrarë babë e bir

Shkruar nga Newsbomb
“Je një mashtrues ordiner”, sherr në seancën

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës ndaj Ardian Çapjas dhe të pandehurve të tjerë.

I penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi ka rrëfyer për vrasjen Nezir dhe Gentian Beqirit, përkatësisht babë e bir, duke thënë se nuk kishte asnjë konflikt me ta,. por pranoi t'i vrasë vetëm për lekët.

Ai ka thënë sot para gjykatës se ka patur tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen.

“Ardiani me tha të shkoja atje lart tek Gentjan Beqiri e ai të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, mësohet të ketë thënë Bardhi.

Por gjatë dëshmisë së tij, ka ndërhyrë dhe Ardian Çapja, ku ështe shprehur se Bardhi është mashtrues ordiner dhe se gënjen vazhdimisht.

Më herët Bardhi i ka thënë autoriteteve të drejtësisë se është paguar 50 mijë euro nga Ardian Çapja për vrasjen e Gentian Beqirit, pasi ky i fundit dyshohej se kishte vrarë Sokol Çapjan në vitin 2005, thuhet në dosjen e prokurorisë .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu