Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Je një kombinim mes Palokës dhe Nokës’, ashpërsohen tonet në studio, Duma i kthehet Spiropalit: Pusho tani! Pusho se…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

874c20ad8744790222a4dd5b3d117684

Debati mes znj.Duma dhe Spiropali ka agravuar së tepërmi në emisionin “Log”.

Duma i konsideroi projekte 3 dhe 4D ato të maxhorancës ndërsa u ndërpre disa herë gjatë fjalës së saj nga Spiropali. Kjo e fundit i tha se Duma nuk është Grida, por një kombinim mes Palokës dhe Nokës (nga sjellja).

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak ish-deputetes demokrate dhe me tone të larta i ka kërkuar kundërshtares së saj politike që të pushojë.

Duma: Unë shplodhem kur shoh këto aeroportet 4D.

Spiropali: Shiheni në prill a do jetë aeroporti apo jo.

Xhafa: Do i sillni kuksianët demokratë për të votuar?

Spiropali: Do i sjellim ata që na kanë sharë më shumë më tha njëri dua biletën vetëm më sill dhe do votoj për ju.

Duma: Prijani biletën me lekët e korrupsionit. Rri urtë se ty të ka dalë emri deri te Departamenti i Shtetit.

Spiropali: Grida Duma mos fol kështu se nuk të shkon, nuk je as Palok as Nard as Nokë…

Duma: Po po s’jam se jam Grida Duma dhe ti e di mirë.

Spiropali: Jo s’je Grida je një kombinim mes Palokës dhe Nokës.

Duma: Po moj po. As mamica nuk bëhesh dot pusho tani.

Spiropali: Kthehu te vetja.

Duma: Tani te vetja pusho pusho tani po të them!

Spiropali: Kam bërë punë më shumë se 20 burra mos u bëj qesharake.

Duma: Pa dyshim që ke bërë punë ndaj je kput.

Xhafa: Me cilat para do i sillni kuksianët nga Londra?

Spiropali: Ka shumë mënyra do na dhurojnë kompanitë, mirëpo e rëndësishme është që do jetë aty në prill.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img