Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Je mirë me mësime? Pediatrja e njohur kritikon liderët e partive dhe u bën thirrje prindërve: Mos i lejoni të pyesin fëmijët, ndihen të vetëm dhe të përçmuar (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pediatrja e njohur Lira Gjika, kritikon liderët e partive politike në vendin tonë që kur përballen me fëmijët gjatë takimeve elektorale, për pyetjet që ata u bëjnë.

“Shkon mirë me mësime ti? “He si je ti, nxënës i mirë?”, këto janë pyetjet klishe që politikanët u bëjnë fëmijëve që takojnë në rrugët e lagjeve kur bëjnë takimet e tyre. I tillë ishte dhe rasti i Lulzim Bashës sot në Fier.

“Je mirë me mësime?”, i tha Basha një prej fëmijëve që takoi në rrugë sot në Fier. Por kjo nuk duhet të ndodhë sipas pediatres.

“Ne të rriturit duhet të mendohemi para se të flasim dhe ti zgjedhim mire fjalët dhe sidomos pyetjet dhe lëvizjet përccmuese, ndaj fëmijës. Prindërit nuk duhet të rrijnë pasiv në raste të tilla, por të ndërhyjnë duke e lavdëruar fëmijën dhe jo t’a lejojnë tjetrin, kushdo qoftë, të bëjë fëmijën të ndihet i vetëm dhe i përçmuar”, shkruan Lira Gjika ndër të tjera.

Shënimi i plotë i Lira Gjikës:

“Shkon mirë me mësime ti? “He si je ti, nxënës i mirë? Me këto shprehje i drejtohej një zonjë një djali gjashtëvjeçar, i cili e shikonte me frikë dhe habi këtë zonjë, që nuk e përfillte as mamin dhe as nënën, që heshtnin me buzëqeshje ironike. dhe nuk mjaftonte heshtja e tyre, gjyshja lëvizi me trup në formë përçmuese ndaj djalit duke i kthyer kurrizin atij.

Këto skena, ku fëmijët ndodhen vetëm përballë njerzish të panjohur, të cilët i kërkojnë “hesap” edhe pse prindërit janë present, janë skena të zakonshme në rrugët tona. Nuk e di pse e lejojmë tjetrin të na marrë në pyetje fëmijën dhe ne të rriturit pranë fëmijës, jo vetëm që heshtim, por edhe bëhemi palë me atë tjetrin e “tmerrshëm” dhe jo me fëmijën. Kjo sjellje prepotente dhe paedukatë e të rriturve duhet të lihet “jashtë përdorimit” me fëmijët, pasi është e dëmshme.

Ne të rriturit duhet të mendohemi para se të flasim dhe ti zgjedhim mire fjalët dhe sidomos pyetjet dhe lëvizjet përccmuese, ndaj fëmijës. Prindërit nuk duhet të rrijnë pasiv në raste të tilla, por të ndërhyjnë duke e lavdëruar fëmijën dhe jo t’a lejojnë tjetrin, kushdo qoftë, të bëjë fëmijën të ndihet i vetëm dhe i përçmuar. E ardhmja është përgjegjësi e të rriturit. Çfarë modeli dhe etike do të përdorë dhe ofrojë ai, i rrituri fëmijës, ashtu do të jetë fëmija i rritur nesër.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img