Me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj Kejda, Ish deputetja Majlinda Bregu ka zgjedhur ta uroj publikisht me disa fjalë të veçanta.
Përmes një fotoje mjaft të ëmbël nënë dhe bijë, të bërë para pasqyrës, Majlinda i thotë të bijës se është shumë e më shumë se sa ajo që sheh në një foto selfie.
Mes të tjerash ajo zbulon se është zemra e mirë dhe vetë-ironia që e bëjnë Kejdën të duket një vajzë e bukur.
“Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë. Është zemra e artë dhe vetë-ironia, ato që të bëjnë të bukur! Gëzuar ditëlindjen!”, përmbyll urimin Majlinda.