Hapësire reklamuese

Politikë

“Je kriminel”/ Ristani “përplaset” me Salianjin, deputeti: Ke marrë para dhe ke futur në burg gazetarë! Nëse jo, unë lë mandatin

Shkruar nga Newsbomb
“Je kriminel”/ Ristani “përplaset” me Salianjin,

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani është përplasur mbrëmjen e sotme me deputetin Ervin Salianji. Gjatë debatit Ristani e ka quajtur deputetin kriminel, të dënuar nga gjykata.

Si kundërpërgjigje Salianji e akuzoi, duke i thënë se ka marrë para dhe se ka futur në burg gazetarë. Më tej Salianji u zotua se nëse Ristani nuk ka vendim gjykate, si i dënuar, ai do të kërkojë ndjesë publike dhe do të lerë mandatin.  

Pjesë nga debati:

Ristani: Ti je kriminel i dënuar me vendim gjykate, ti je kriminel!

Salianji: Ti ke dy gjëra, ke marrë para dhe ke futur në burg gazetarë.Ti ke marrë leje ndërtimi dhe para, nëse unë gënjëj për këto dhe nuk një vendim gjykate, unë e lë mandatin. Unë vij prap këtu dhe u kërkoj ndjesë publike shqiptarëve. Ti hyn në zyrën e Ramës me makina të personave me rekorde kriminale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.