Hapësire reklamuese

Politikë

“Je i çekulibruar totalisht, më kërcënon pastaj më thua i dashur”, Basha shërthen ndaj Ramës: Ti je...

Shkruar nga Newsbomb

“Ti je i çekulibruar totalisht, del merr fjalën më kërcënon, pastaj më thua i dashur, kjo do ishte aferë private e gamiljes tënde por kur je në atë karrige është çështje e Republikës së Shqipërisë”, i tha Basha Ramës nga foltorja e Kuvendit duke i kujtuar edhe njëherë përgjegjësinë që ka si kryeministër i vendit.

“Edhe një shofer autobusi nuk mund të jetë në këtë gjendje mendore që je ti si kryeministër. Si mund të sulmosh për 4 orë opozitën dhe ne mos të të përgjigjemi. Edi Rama ty s'të ka caktu njëri sekretar të PD as nënkryetar e ke pas ambicie, s’ia dole po ky është problemi yt.

Ti merru me përgjegjësinë që ke këtu për zhytjen e Shqipërisë. Për këto jepi llogari shqiptarëve. Ti je peshku i madh, s’mund të jesh dhe peshkatari. Po ta them për herë të dytë ti je peshku i madh, s’mund të jesh dhe peshkatari, nesër do ia dëgjosh krismën”, përmbylli Basha replikën e fortë me Ramën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu