Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Je gylenist!” Besimtarët ofendojnë Myftiun e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
“Je gylenist!” Besimtarët ofendojnë Myftiun e Tiranës

Tensione të forta janë regjistruar brenda ambienteve të Xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës. Sipas asaj që mediat raportojnë mësohet se besimtarët kanë ofenduar Myftiun e Tiranës, Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.

Nga pamjet e publikuara në rrjet dëgjohet teksa besimtarët ofendojnë Myftiun dhe i kërkojnë atij të largohet nga Xhamia, pasi sipas tyre ai është “gylenist”.

 “Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”, dëgjohen besimtarët teksa i drejtohen myftiut.

Theksojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama ndodhej në Turqi ku dhe zhvilloi një takim me Presidentin Erdogan.

Gjatë konferencës së përbashkët Erdogan i përsëriti Ramës kërkesën e tij për “pastrimin e Shqipërisë nga organizata FETO”, duke iu referuar mbështetësve tëFethullah Gylen.

Organizata FETO është shpallur si terroriste nga Turqia, ndërsa Fethullah Gylen njihet si një prej kundërshtarëve të presidentit Erdogan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese