Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

“Je e papërgatitur, të vijë vetë ministrja”, Noka dhe Naço “përplasen” për vajzën e Bashkim Finos: Tërhiqi fjalët mbrapsht (DEBATI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nasip Naço, kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare është “përplasur” në mbledhjen e sotme me deputetin demokrat Flamur Noka. Shkak është bërë Megi Fino. Kjo e fundit është vajza e politikanit të ndjerë Bashkim Fino, tashmë zv.ministre e Jashtme.

Deputetët demokratë kanë mbetur të pakënaqur nga përgjigjet që ka dhënë Megi Fino dhe drejtori në ministri, dhe janë shprehur se në mbledhjet e tjera duhet të ishte vetë ministrja sepse stafi është i papërgatitur. Informacionet lidheshin me projekte të programit IPA.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Duhet të vijë titullari, përfaqësuesit që janë nuk mund të japin asnjë sqarim, janë të papërgatitur. Ndaj në mbledhje duhet të vijë vetë titullari i institucionit. Nuk mund t’i biem si e ëma e Zeqos në maj të Thanës, dhe kemi gjithë këtë kohë këtu dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ka qenë si rregull dhe duhet ta kthejmë si rregull, titullari i institucionit duhet të vijë i përgatitur dhe me staf. Pyetja ime është se a do të vijë dikush këtu, dikush që mund të raportojë dhe të informojë saktësisht. Jo të vijmë të tallemi këtu, se s’kemi kohë për të humbur.

Nasip Naço: Për të parën keni të drejtë. Ministrja nuk mundi të vinte dot personalisht për shkak të angazhimeve. Ju lutem për të dytën, atë që janë të papërgatitur stafi, tërhiqeni mbrapsht.

Flamur Noka: Janë të papërgatitur nuk dinë të interpretojnë çfarë është e shkruar aty.

Ishte pyetja e deputetit Enkelejd Alibeaj, asaj të cilës zv. ministrja e Jashtme Megi Fino dhe specialisti i ministrisë, nuk mundën dot t’i jepnin një përgjigje të prerë.

Enkelejd Alibeaj (Pyetja): Kam një pyetje që unë besoj se ishte e qartë. Pyetja e parë që bëra është ka dy shifra 1 milionë e 800 mijë euro apo 1.53 milionë euro, cila është e sakta. Nëse është 1.8 atëherë as një nga vendet nuk jep para nga xhepi, nëse është 1.5 atëherë dikush duhet të nxjerrë para nga xhepi?

Më shumë




spot_img








spot_img