Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Je bërë simpatike sot’, moderatorja kritikon Sazan Gurin ‘Live’ në studio: Je seksist, e ke bërë disa herë këtë, e kam parë që… (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambientalisti Sazan Guri ka qenë sot i ftuar në studion e ‘Rudinës’ dhe bashkë me panelistë të tjerë kanë folur rreth një studimi të fundit që është kryer nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm në Universitetin e Columbia.

Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bëri asaj një kompliment dhe i kërkoi që të vazhdojë mendimin.

Në këto momente ndërhyri moderatorja Rudina Magjistari, e cila i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është seksiste, madje e përsëritur.

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emision tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img