Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Je bashkëpuntor?”, gazetari Gjençaj: Policët më shtynë se po filmoja, 20 vjet profesion nuk isha përballur asnjëherë me këtë situatë

Shkruar nga Newsbomb
“Je bashkëpuntor?”, gazetari Gjençaj: Policët

Sot në mesditë Forcat Speciale të Policisë kanë zhvilluar një operacion antidrogë në zonën e quajtur “Varri i Bamit” në Tiranë.

Teksa ishte duke u zhvilluar operacioni, gazetari Ergys Gjençaj i cili ndodhej aty për të raportuar mbi atë çka po ndodhte është shtrirë përtokë nga policia të cilët menduan se ai mund të ishte bashkëpuntor.

Në lidhje me gjithë këtë ngjarje Gjançaj ka rrëfyer momenti se si u tërhoq dhe u shty nga policët vetëm se po filmonte, pasi ata për një moment kanë dyshuar se si mund të ishte bashkëpuntor.

“Në momentin kur u afruan policët drejt meje ndërkohë që unë po xhiroja, më tërhoqën, më shtynë dhe isha jashtë makinës. Xhirimet e para u bënë brenda makinës. Dola jashtë të vazhdoja misionin tonë. Dhe në atë moment pasi makina që kishin ndaluar iku, policët, unë vijoja të xhiroja, u drejtuan nga mua, kush je, çfarë bën, bashkëpuntor. Ishte dhe moment shumë delikat. Ishte hera e parë që përballesha, 20 vjet profesion, por situatë të tilë asnjëherë. Më shtrinë përtokë, barkazi, nuk bëra rezistencë. I thashë që jam gazetar. Më mbajtën për disa minuta barkazi, më vendosën në shkallët”, tregoi ai.

Më tej një prej policëve mësohet se ka kërkuar falje për gazetarin Gjençaj, madje është shprehur i gatshëm dhe ta takojë atë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll