Këngëtari i famshëm Jay-Z është sipas revistës amerikane ‘Forbes’ reperi më i pasur në botë.
Ylli i repit në moshën 49-vjeçare ka fitime 1 bilion dollarë dhe bëhet kështu këngëtari i parë me fitime kaq të mëdha.
Sigurisht që këto fitime nuk vijnë vetëm nga industria e muzikës. Jay-Z ka kohë që merret me tregtinë e alkoolit në klubet e natës si dhe shitjen e pasurive të paluajtshme.
Reperi filloi karieren e tij në moshën 17 vjeçare dhe ka pranuar se si adoleshent shiste drogë në lagje për të mbijetuar.
Sot ai është një biznesmen dhe ka madje lidhje miqësore me ish-presidentin amerikan Barack Obama.
Ai pritet madje të shkruajë një libër me titullin ‘Si të bëhesh bilioner duke filluar nga rrugët’.
Arritje e madhe për një reper shumë të adhuruar.