Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

‘Javët e ardhshme do të kemi rritje të rasteve’, Skënder Brataj jep ALARMIN dhe tregon nëse do të ashpërsohen masat anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4830f9663f69783fb11f873a7310ba38

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë sot se rastet e reja me covid-19 në vend do vjnë duke u shtuar në javët e ardhshme.

Në një intervistë për Report tv, Brataj shtoi se nëse infektimet vijnë duke u rritur dhe shterohen kapacitetet nëpër spitale, atëherë do mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.

Pyetje: Si e parashikoni situatën, dy javët e ardhshme do të ketë ulje apo rritje të rasteve të reja?

Brataj: Javët e ardhshme do të kemi rritje padyshim.

Pyetje: Do të ketë shtrëngim masash?

Brataj: Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.   

Më shumë

spot_img
spot_img