Hapësire reklamuese

Aktualitet

Javë me “shije” vere, temperaturat arrijnë deri në 30 °C, mësoni si do jetë moti për 5 ditët në vijim

Shkruar nga Newsbomb

Java që presim përpara parashikohet një javë me “shije” vere pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushtet të qëndrueshme atmosferike me plot orë me diell si dhe temperatura në rritje.

Në këtë mënyrë sic u theksua edhe më lartë duke nisur nga dita e Hënë (nesër) deri dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje shoqëruar me shi të dobët dhe lokal.

Një paqëndrueshmëri e lehtë pritet për ditën e Premte. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por prej orëve të mesditës edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Këto vranësira në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Përreth zonave malore reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.