Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Javë ‘klasike’ dimri, mësoni parashikimin e motit për 5 ditë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a2201c61b0c256e33cd3075d3b81a89b

Java që presim para parashikohet të jetë një javë “klasike” dimri me motin i cili parashikohet shumicën e ditëve i vranët me reshje shiu e dëbore si dhe disa ditë me diell por të acarta.

Java nis sot, ditë e Hënë, me mot kryesisht të vranët dhe me alternime kthjellimesh afatshkurtra në mesditë. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurër në zonën e veriut deri të lartë.

Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Në relievet malore në lindje të territorit reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër. 

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit.

Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët.

141788204_1104048880034450_6425311461432387641_n.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img