Hapësire reklamuese

Aktualitet

Java e vështirë për Shqipërinë nga tërmeti, META vendos: Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Ilir Meta vendos mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për menaxhimin e situatës së rëndë pas tërmetit më të fuqishëm në Shqipëri në 40 vite në 26 nëntor.

 Lajmin e konfirmon Këshilltari për Mediat i Presidencës Tedi Blushi, i cili shton se mbledhja e këtij organi do të bëhet në momentin më të shpejtë dhe më të përshtatshëm.


'Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës', shkruan zëdhënësi i presidentit Ilir Meta Tedi Blushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll