Hapësire reklamuese

Aktualitet

Java e parë e Majit vjen me surpriza, shijoni diellin deri të mërkurën, pastaj vijnë reshjet (Parashikimi për 5 ditë)

Shkruar nga Newsbomb

Kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë. Deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash.

Më tej qendrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditen e së enjtes. Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët dhe shtrëngata të shkurtra kryesisht në jug, ndërsa të enjten do të përqendrohen në veri.

Prej mesditës së të enjtes e në vijim moti do të rikthehet me diell e vranësira, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era deri në mesjavë do të fryjë nga veriperëndimi e më tëj kthen nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për pasojë temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë. Valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu