Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Java e nxehtë e protestës!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al.

Qytetarët e kanë humbur besimin tek politika. Në fakt e kanë humbur me kohë, por për arsye “pragmatike” janë shtirur sikur kanë pasur besim, janë investuar tek ajo, e kanë mbështetur dhe kanë pritur e shpresuar se një ditë ajo do të ndryshojë jetët e tyre.

Për hir të së vërtetës, politika e ka përmirësuar jetën e një pjese të vogël të popullsisë në kurriz të pjesës më të madhe. Ka bërë ekzaktësisht të kundërtën e qëllimit të aktivitetit të saj. Janë pasuruar biznesmenë të cilët kanë pranuar e kanë ditur të lyejnë “rrotën e pushtetit”, janë pasuruar pushtetarë të pafytyrë, të cilët të papenguar nga drejtësia e korruptuar, nuk kanë lënë ligj pa shkelur e parim moral pa përdhosur. Janë pasuruar opozitarët të cilët në mënyrë të pabesë e të paskrupullt kanë bërë lojën e pushtetit duke ndarë “kockat” që ky i fundit është i detyruar t’u hedhë. Janë pasuruar gjykatës, prokurorë, shefa policie, gazetarë e të tjerë kategori ndihmëse të pushtetit politik, të cilët kanë tradhëtuar misionin e detyrës së tyre.

Qyetëtarisë i ka ngordhur nervi! Njerëzillëku është zëvendësuar me një kafshëri që serviret si “jetë moderne”! Në këto kushte, gjithsecili ka optuar për rrugë individuale për shpëtim.

Qindra mijëra nga ne që “jemi krenarë që jemi shqiptarë”, kanë lënë pa kthim vatrat e tyre dhe kanë emigruar në vende ku demokracia nuk është një “shaka e hidhur e grekërve të lashtë”, siç fatkeqësisht rezultoi në Shqipëri!

Të tjerë iu dorëzuan pushtetit, duke lëshuar nga parimet e tyre dhe nga dinjiteti personal. Në emër të bukës së sigurt dhe të gjumit të qetë, ata kanë lëshuar liritë e tyre duke i thënë të bardhës gri dhe grisë e zezë.

Shumë të tjerë rezistuan. Duke mos pranuar të konformohen deri në skllavërim, duke mos dashur të ngordhin nervin e shpresës që një ditë ky vend do të bëhet, ata janë përpjekur me mish e me shpirt që të mbajnë veten dhe të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme, e cila nuk ngre kokë përderisa pushteti punon vetëm për të mirën dhe luksin e një pakice!

Në mesjave, kjo opozitë që kemi, fton qytetarët në protestë!

Opozita aktuale nuk është aspak ajo që do të donim, ajo që të ngjall shpresë për aksion politik të qashtër e për ndryshime pozitive. Sot të gjithë e kuptojnë se motivet që e shtyjnë opozitën në këtë aksion politik janë kryesisht të një axhende të pasinqertë dhe personale, por a ka rrugë tjetër për të shkundur këtë pushtet i cili po mbyt popullin e vet, po varfëron qytetarët dhe po i detyron të ikin nga sytë këmbët?!

Mbase shumëkujt protesta e së enjtes i duket kot, po a nuk do të ishte më mirë të protestonim kot sesa të rrinim kot?

Në fund fare, secili të bëjë sipas kokës së tij. Askush nuk ka të drejtë të ndalojë askënd të protestojë. Më e shëmtuar akoma është të nxitësh dikë të protestojë për hallet e tua!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img