
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa fotografi ku duket një artikulli i vjetër që daton që nga 20 marsi i vitit 1995, në të cilin gazeta greke raportonte skemën se si një trup komando terroriste synoi të asgjësonte repartin kufitar të ushtrisë shqiptare, në fshatin Llongo të Gjirokastrës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha tregon se emrin e Fredi Belerit e ka hasur në gazetën greke, ku shkuhet ‘e bardha në të zezë’ se si Fredi Beleri ishte i përfshirë në Masakrën e Peshkëpisë.
Duke iu referuar artikullit grek, Hoxha nënvizon faktin se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet që nga Maji pas hekurave ishte pjesëtar i komandos terroriste, ku u vranë dy Dëshmorët e Atdheut, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dhe u plagosën 3 ushtarë te tjerë.
“Për të gjithë ata që kanë dyshime, se e kemi inat Bejlerin nga Progonati pse ndihet grek dhe i kemi rënë për 30 vite me qafe kot, ja ku është prova…
Emrin e Fredit që nuk ishtë bërë akoma Dhionisios, të përfshirë në Masakren e Peshkëpisë, e publikuan greket, jo Artan Hoxha…” shkuan gazetari.