Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Jashtë dyerve të SPAK-ut, flet Petro Koçi: Duhet të lajmë hesapet me botën e krimit, në zgjedhjet e fundit në Fier patën lidhje me LSI-në

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi më herët u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë Speciale SPAK, nga ku dha më tepër detaje për akuzat publike që ai ka bërë, se kriminelët marrin tendera në Fier.

Pas dhënies së dëshmisë në SPAK, në një prononcim për mediat Koçi ka deklaruar se në Fier “bota e krimit” goxha e konsoliduar dhe ka pastruar paratë. Ai shtoi se në zgjedhjet e fundit, LSI ka qenë partia e cila kishte marrëdhënie të forta me botën e krimit në Fier.

“Unë jam politikan dhe e ndjej që vota ime në Fier është goxha influente. Ju e dini që bota e krimit në Fier ka pasur lidhje me politikën, kanë qenë në marrëdhënie me LSI dhe ka ndikuar në zgjedhje. I kam denoncuar konkretisht, kam vullnet të palëkundur. Nuk zëvëndësoj organet e tjera. 

Qëndrimet e mija nuk janë për të larë hesapet me asnjë politikan. Ne duhet të lajme hesape me botën e krimit. Ata ndikojnë edhe në financat publike ose duke kërcënuar zyrtarë të niveleve të ndryshme unë jam shumë i bindur i cili duhet konkretizuar në organet kompetente.

Shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, ajo që them unë është një e vërtetë që dhemb. Kam dëshmuar se kam kallëzuar penalisht subjekte të ndryshme. Unë nuk jam as prokuror, as gjyqtar, por kam përvojë si ish-ministër. Për ato që fola, jam i bindur se janë të gjitha të vërteta. Unë nuk kam dokumenta që të kem emra.

Nisem nga komunikimet që kam pasur me qytetarët. SPAKU  nuk ka asnjë kufizim në të gjithë llojet e niveleve edhe në Fier Spaku është i lidhur dhe i detyruar me ligjin që të ndërveprojë me këto që ka shkelur ligjin dhe ka bashkëpunuar me fushat kriminale”, tha ai.

Lexo edhe: FOTO: Shkon në SPAK deputeti socialist Petro KOÇI

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img