Japonia zgjeroi sanksionet kundër Rusisë ditën e sotme, duke ngrirë asetet e më shumë se 130 personave, përfshirë kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
Sanksionet e reja synojnë tetë shtetas rusë dhe 133 anëtarë të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsk dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë. Mediat e huaja bëjnë me dije se në listë janë të përfshirë: oligarku rus Vladimir Bogdanov dhe anëtarët e familjes së oligarkut Genadi Timshenko dhe kryeministri rus Mikhail Mishustin.
Që nga marsi, Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit rus Vladimir Putin dhe anëtarëve të familjes së tij në përgjigje të pushtimit.
Rusia është përgjigjur duke vendosur sanksionet e veta ndaj Japonisë, siç është ndalimi i hyrjes së zyrtarëve japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.