Hapësire reklamuese

Aktualitet

Janullatos mesazh besimtarëve: Votoni në 25 Prill, zgjidhni njerëz të pastër

Shkruar nga Newsbomb
Janullatos mesazh besimtarëve: Votoni në 25 Prill, zgjidhni

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i ka bërë thirrje sot gjatë një liturgjie besimtarëve orthodoksë të mos qëndrojnë indiferentë por të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Janullatos tha se është e rëndësishme që qytetarët të votojnë për njerëz të pastër.

“Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse.

E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur.

Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm. Ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto”, sqaron kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Ai thekson se është e rëndësishme për kë votojmë në 25 prill. “Mënyra se si zgjedhim, kriteri ynë, është mjaft i rëndësishëm. Zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë ‘Unin’ e tyre dhe më pas vijmë ‘Ne’ dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris. E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.