Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jani përplaset me shokun për borxhin, Gëzimi huton Eni Çobanin dhe nis të flasë greqisht: Kiria Eni... (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Jani përplaset me shokun për borxhin, Gëzimi huton Eni

10 vite më parë, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion.

Gëzimi asokohe ishte vartës i Janit dhe shprehet se nuk ka asnjë ankesë ndaj Janit si punëdhënës lidhur me atë kohë. Megjithatë, huaja e pakthyer ka çuar në acarimin e marrëdhënieve të tyre. Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e  këmbës ishin 25 mijë euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.

Gëzimi: Ndenji shumë kohë në koma. Ndenji 123 ditë në koma.

Eni Çobani: E keni diskutuar përpara kësaj seance me njëri-tjetrin këtë bosht? E ke takuar ndonjëherë zotin Jani?

Gëzimi: Ka shumë vite që s’e kam takuar.

Jani: Për mua këto janë gjëra të kota. Se këtë faqe nuk e ka nxirë njeri. Unë kam pasur punë në Greqi.

Gëzimi: Edhe kur u takuam para 3 muajsh…

Jani: Ku më gjete ti mua? Ku jemi takuar? A të thashë “hajde me mua”?

Gëzimi: “Unë e dija që m’i dhe dhuratë këto lekët”.

Eni Çobani: Pra, të ka thënë “dhuratë”? 25 mijë euro dhuratë?

Jani: Nuk bën vaki në botë. Vetëm gënjen e mashtron. Unë t’i kem marrë atij lekë? Nuk ka shanse, nuk bën vaki.

Gëzimi: Unë nuk shkova te noterja se ky më tha “do të ta shpërblej”.

Jani: Ik ore, s’të vjen turp. Haram të qofshin paratë e mia.

I vetmi njeri që është në dijeni të këtyre parave, sipas Gëzimit, është një zonjë që kujdesej për Janin, e quajtur Eleni. Dokumentet e saj të identifikimit i ka Jani, pasi thotë se ajo ka qenë me të në momentin e aksidentit, por zonja në fjalë nuk dihet ku ndodhet.

Rastit nuk iu gjend një zgjidhje pasi palët nuk arritën të binin në dakordësi me njëra-tjetrën për të gjetur një rrugë të përbashkët.

https://www.youtube.com/watch?v=95ONT4cBFuM

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll