Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Janë vaksina kineze të ambalazhuara turqisht, kanë skaduar që në 4 prill”, ISHP i përgjigjet ish-ministrit: Përpjekje e dështuar për të inkurajuar qytetarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i është përgjigjur ish-ministrit të Shëndetësisë Tritan Shehu, i cili tha pak më herët se vaksinat që po u injektohen njerëzve te “Sheshi Nënë Tereza” janë të skaduara që në 4 prill, janë kineze por të shkruara turqisht.

Përmes një njoftimi, këtë denoncim, ISHP e konsideron si përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale.

Në njoftim saktësohet se vaksinat janë të sigurta dhe janë sjellë në Shqipëri brenda të gjitha standardeve të ruajtjes. Më tej thuhet se “çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve”.

Reagimi i ISHP

Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh.

Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes.

Sjellja e tyre është kryer nën mbikqyrjen e agjensive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre.

Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra.

Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19.

Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit.

Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve!

Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë!

Denoncimi i ISHP

Skandal! Vaksina te pa sigurta dhe te skaduara qe me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit Skenderbej!

Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote.

Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.

Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!

Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.

Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.

Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ.

Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img