Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Janë turq dhe romë’, tekstet shkollore në Maqedoni me fyerje raciste ndaj shqiptarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cbeac89e83ccac501532020f7a39fe37

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni të Veriut ende mësojnë nga libra me përmbajtje që nxisin urrejtjen mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për librin e Gjeografisë së vitit të II-të ku thuhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas dhe se me pranimin e fesë islame janë shqiptarizuar.

“Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin veten si autokton, kryesisht ato janë popullsi maqedone që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që e ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e Gjeografisë.

Koalicioni ASH-AAA përmes një komunikate reagoi ashpër ndaj heshtjes së institucioneve për këtë çështje. Sipas tyre kjo përbuzje Institucionale është bërë me dijeninë dhe përgjegjësi të ministrave të BDI-së, që ndër vite kanë lejuar një denigrim të tillë ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore.

Ky koalicion kërkon ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për librat shkollorë:

– Konceptimi i librave shkollorë për nxënësit shqiptarë të realizohet nga autorë shqiptarë;

– Konkursi për librat e rinj të ketë formën ku do të pranohen minimum dy libra më të mirë nga dy gjuhët, që pastaj të mund të gërshetohen temat nga komisioni multietnik për cilësi më të mirë të librit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img