Hapësire reklamuese

Bota

‘Janë të lumtura në kamp’, Konsulli i Shqipërisë flet për gratë dhe fëmijët në Siri: Janë të rënduar psikologjikisht, do t'i kthejmë të sigurtë në atdhe

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_407892" align="alignnone" width=""]Marc Ghorayeb[/caption]

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb ka folur  për kthimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë, të cilët kanë mbetur në kampet e luftës në Siri.

Konsulli tregon gjendjen në të cilën ndodhën këto gra e fëmijë, vështirësitë që hasin atje, gjendjen psikologjike, duke dhënë garancinë se do t'i kthejnë së shpejti në Shqipëri.

Ai  u shpreh se procesi i kthimit të tyre po vazhdon, pasi po bashkëpunojnë me burimet e tyre atje, teksa shtoi se nuk duan që t’i venë në rrezik duke i nxjerrë nga aty.

"Më lejoni të ua shpjegoj, ne kemi qenë të përfshirë dhe kemi punuar aktivisht prej dy vitesh. Gjatë kësaj kohe ne kemi qenë në gjendje të rikthejmë Alvin Berishën, Floresha Rashën, Endri Dumanin dhe fëmijët e Floreshës. Ne vazhdojmë të punojmë pa pushim duke përdorur burimet tona lokale, ndërkombëtare, në Siri dhe Liban për të kthyer pjesën tjetër të fëmijëve në Shqipëri. Pandemia e COVID-19, problemet në verilindje të Sirisë si mungesa e sigurisë apo mjeteve logjistike, vështirësitë në transport do të na vështirësojnë punën pak më shumë. Në veçanti për t’i kthyer ata në formën e duhur, në duam që ata të kthehen të sigurte dhe të shëndetshëm.

Ne nuk duam ti vëmë ata në rrezik, sepse në disa raste të qëndruarit aty ku ata janë është më e sigurte sesa t’i nxjerrim në rrugë të rrezikshme. Ne po e vazhdojmë procesin me vendosmëri. Ministri Bledi Çuçi, të nesërmen që ai u emërua në detyrën e ministrit pas Z.Lleshaj më ka kontaktuar dhe ne vazhdojmë komunikimet ditore për të finalizuar këtë mision. Kryeministri Rama është në kontakte të vazhdueshme me mua po ashtu. Burimet që ne përdorim janë treguar shumë bashkëpunues me dhe shumë shpejt ne do të kemi një lajm të mirë. Por ka disa gra të cilat nuk janë shumë të lumtura apo gati për t’u kthyer në jetën reale. Deklarojnë se nuk duan të braktisin kampin sepse janë të lumtura atje. Unë e kuptoj gjendjen e tyre, sepse psikologjikisht ato janë të frikësuara të kthehen në realitet. Por shumica janë gati për t’iu rikthyer jetës sepse ata po jetojnë në ferr atje. Ne do ti kthejmë ata", tha konsulli Marc Ghorayeb për Report Tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu