Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Janë shkëputur dy bova”, Porti i Durrësit paralajmëron lundërtarët: Kujdes nga objektet e ngurta që mund të ndodhen në det

Shkruar nga Newsbomb
“Janë shkëputur dy bova”, Porti i Durrësit

Autoriteti Portual i Durrësit ka informuar lundërtarët se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarëve u bëhet thirrje që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta që ndodhen në det si pasojë e prurjeve nga lumenjtë.

Njoftim për Lundërtarët!

Ju informojmë se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

Lundërtarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta pluskuese që mund të ndodhen në det si pasojë e prurjeve të mëdha nga lumenjtë.

Shërbimi Hidrografik po punon për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll