Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Janë prova e zjarrit për ne”, Alimehmeti paralajmëron: Rreziku është në vjeshtë dhe dimër, vala e tretë e Covid shihet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti foli për situatën pandemike, ku tha se rënia e shifrave është normale gjatë stinës së verës.

Sipas Alimehmetit, vjeshta dhe dimiri janë prova e zjarrit për të parë nëse vendi do të mund të përballet me një valë të tretë të Covid-19 ose jo.

Ai gjithashtu ceku dhe problemet në zonat dhe bashkitë e largëta, duke thënë se incidenca është më e lartë në këto vende.

“Kjo varet shumë nga dy elemente, e para sa përqind e njerëzve e kanë kaluar dhe ne nuk e kemi këtë të shifër të saktë por e kemi me të dhëna indirekte. Një tjetër e dhënë indirekte do na vi nga Kosova pasi aty po bëjnë një studim të tillë. Duke kujtuar se shumica e turistëve që do të vijnë në verë janë nga Kosova dhe kjo do të na japë në të dhënë.Do të varet nga gjithashtu nga numri i të vaksinuarve. Ju i dini shifrat e vaksinimeve, janë publike dhe plani sa pritet të vaksinohen. Gjithë ideja është të jetë sa më i lartë ky numër pr t’i bërë ballë stinës së vjeshtës dhe dimrit. Vjeshta dhe dimiri janë prova e zjarrit jo stina e verës. Në stinën e verës shifrat do të bien.Rreziku është për shtatorin, por edhe për këto ditë se ka rreth 20 bashkombas tanë të cilët rezultojnë të infektuar. Bëhen 3 mijë teste në ditë dhe rezultojnë 20 të infektuar, çka do të thotë se incidence me të vërtetë është tepër e ulët, por po të shihni me kujdes të dhënat incidenca është më e lartë në zonat dhe bashkitë e largëta. Vala e parë preku Tiranën, vala e dytë preku qytetet e tjera dhe tani vala tretësore po prek bashkitë e largëta si Puka, Librazhdi, të cilat dhe nga të dhënat rezultojnë me incidencën më të lartë aktuale”, u shpreh Alimehmeti në Faxneës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img